KreuCelebrity

Aktorja e “Bridgerton” përballet me problem në lëkurë pas një skene 7-orëshe në vaskë

Aktorja e “Bridgerton” përballet me problem në
Aktorja Yerin Ha, e cila i bashkohet kastit të “Bridgerton” në sezonin e katërt në rolin e Sophie Baek, ka zbuluar një prapaskenë jo fort glamuroze nga xhirimet e serialit të famshëm të Netflix.

Në një intervistë të fundit, Ha tregoi se gjatë realizimit të një skene në vaskë, që zgjati plot shtatë orë, ajo pësoi një reagim të pakëndshëm në lëkurë. Për të ruajtur estetikën e skenës dhe për arsye teknike gjatë xhirimeve, aktorja përdori pudër për bebe, e cila më pas i shkaktoi irritim.

“Më dolën skuqje dhe njolla në të gjithë trupin”, u shpreh ajo, duke pranuar se pasojat nuk ishin aspak të lehta për t’u përballuar.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive fizike, skena në fjalë pritet të jetë një nga momentet më të nxehta dhe më të komentuara në historinë e serialit romantik, i cili njihet për skenat e tij intensive dhe estetiken luksoze.

Sezoni i katërt i “Bridgerton” pritet me shumë interes nga fansat, ndërsa Yerin Ha duket se do të sjellë një kapitull të ri plot pasion në universin e serialit.