KreuCelebrity

Gimbo dhe Selin shkëmbejnë puthjen e parë në BBV, momenti surprizë në dhomën e gjumit

Gimbo dhe Selin shkëmbejnë puthjen e parë në BBV, momenti
Raporti mes Gimbos dhe Selin duket se ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy banorët kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, në një moment që ka surprizuar jo vetëm publikun, por edhe vetë Selinin.

Ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit, teksa të dy po bisedonin në krevat. Në mes të batutave dhe sfidave mes tyre, Gimbo e ka puthur papritur Selinin në buzë, duke i “rrëmbyer” një puthje që ajo nuk e kishte parashikuar.

Menjëherë pas momentit, Selin reagoi me humor duke i thënë: “O idiot”, dhe u largua nga krevati, ndërsa Gimbo vazhdoi me batuta.

Biseda mes tyre vijoi me tone lozonjare. Gimbo i tha se ajo nuk kishte reaguar keq, ndërsa Selin e pyeti se kur kishte ndodhur një reagim i tillë. “Do ta zbulo­sh,” iu përgjigj ai, përpara se ta provokonte sërish me puthjen surprizë, duke i thënë: “Ja, tani.”

Momenti ka shtuar dyshimet për një afrimitet më të madh mes tyre, ndërsa publiku mbetet në pritje për të parë nëse kjo puthje do të shënojë fillimin e një romance të re brenda shtëpisë apo do të mbetet thjesht një episod spontan mes dy banorëve.