KreuCelebrity

Ra në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, Justin Timberlake padit për të ndaluar publikimin e videos

Ra në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, Justin
Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake, ka paraqitur një padi në Gjykatën e Lartë të Qarkut Suffolk për të ndaluar publikimin e pamjeve nga momenti i arrestimit të tij për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Sipas raportimeve të “People”, Timberlake argumenton se publikimi i videos do t’i shkaktonte “dëm serioz dhe të pariparueshëm” reputacionit të tij personal dhe profesional.

Ai u arrestua më 18 qershor 2024 në New York, pasi policia e ndaloi nën dyshimin për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Fillimisht, Timberlake u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, shkelje të shenjës së ndalimit dhe mosmbajtje të korsisë. Sipas raportit të policisë, ai kishte deklaruar se kishte pirë “një martini” dhe po ndiqte miqtë për në shtëpi. Oficerët raportuan se sytë e tij ishin “të kuq dhe të përlotur”, ndërsa këngëtari refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Në shtator 2024, Timberlake pranoi të deklarohej fajtor për një akuzë më të lehtë, duke paguar një gjobë prej 500 dollarësh. Ai u urdhërua të kryejë 25 orë shërbim komunitar, t’i hiqej leja e drejtimit për 90 ditë dhe të marrë pjesë në një fushatë ndërgjegjësuese për rreziqet e drejtimit nën ndikimin e alkoolit.

Në padinë e paraqitur më 2 mars, avokatët e tij argumentojnë se publikimi i pamjeve do të shkelte privatësinë e Timberlake dhe do të zbulonte detaje personale, përfshirë informacion të ndjeshëm për të dhe familjen e tij. Ata kërkojnë nga gjykata të lëshojë një urdhër urgjent për të ndaluar shpërndarjen e videos, të plotë ose të pjesshme, pa miratim gjyqësor.