KreuCelebrity

Për herë të dytë brenda pak ditësh: Arrestohet sërish djali i Cher, Elijah Blue Allman

Për herë të dytë brenda pak ditësh: Arrestohet
Elijah Blue Allman, djali i ikonës së muzikës Cher, është arrestuar sërish në New Hampshire, vetëm pak ditë pas një ndalimi të mëparshëm. Ky herë, ai akuzohet për vjedhje me thyerje dhe shkelje të lirimit me kusht. Sipas policisë së Wyndham, 49-vjeçari dyshohet se hyri me forcë në një banesë të dielën, ku një grua që ndodhej brenda u fsheh në një dollap. Kur autoritetet mbërritën, Allman u gjet duke pirë duhan në divanin e dhomës së ndenjes.

Nuk u raportua asnjë send i vjedhur, por dëmet materiale dyshohet të kenë arritur rreth 1,700 dollarë në derë dhe 1,000 dollarë të tjera në qilim, pasi një cigare e ndezur ra mbi të. Ai u akuzua gjithashtu për dy raste të dëmtimit të pronës dhe, pas pranimit të fajësisë të hënën, iu caktua masa e paraburgimit parandalues.

Ky arrest vjen vetëm pak ditë pas ndalimit të tij të mëparshëm të premten, ku ishte akuzuar për sulm të dyshuar dhe shkelje prone në kampusin e St. Paul’s School në Concord. Policia kishte marrë një telefonatë për një person që “po shkaktonte shqetësim dhe vepronte në mënyrë agresive”.

Elijah, djali i Cher dhe i ndjerit Gregg Allman, i cili ndërroi jetë në vitin 2017, u dërgua në burgun e Qarkut Merrimack dhe akuzohet për dy akuza për sulm të thjeshtë, kërcënim, shkelje prone dhe prishje të qetësisë. Ai u lirua me kusht dhe do të paraqitet përsëri në gjykatë në një datë të mëvonshme.

Allman ka folur më parë për betejat e tij me varësinë, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se në qershor të kaluar ai ishte shtruar në spital pas një mbidoze të dyshuar droge.