KreuCelebrity

Dy largime nga shtëpia dhe një propozim live, gjithçka që humbet nga prime-i i djeshëm i Big Brother!

Selin dhe Rogerti kanë pasur debate të forta në shtëpinë e Big Brother VIP.

Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.

Selin: Rogert, unë nuk e di nëse do ta kuptojë ndonjëherë se ka një limit. Për lojën nuk mund të cënosh dikë në moral dhe karakter, sidomos kur unë jam në fillim të karrierës artistike. I kam thënë: ‘Më jep fakte’. Atij duhet t’i vijë turp. Të hedhësh akuza mbi emrin tim unë nuk e toleroj fare.

Unë në Dubai kam qenë vetëm një herë, në institucionet tona dhe me kryeministrin e vendit. O njeri i degjeneruar! Ai po cënon moralin tim, një familje, një djalë për të cilin unë kam pëlqim dhe mund të ketë partner në të ardhmen. Uroj që ai ta provojë në lëkurë e tij, dhe t’i dhëmbi siç i dhëmb babait tim.

Rogerti: Turp të vijë. Mua mos më cëno. Nëse unë, si Rogerti, po e bëj kaq të madhe punën e seksit, këtu po bëhet nami se është përmendur fjala ‘seks’. Po bëhet nami sepse bëra një pyetje se sa meshkuj ka shkuar njëkohësisht. Pse nuk kapet pjesa kur Greta i tha Juelës: ‘Kujdes ku e fut dorën’? Kjo Selin mua më përmendi gruan dhe unë i dhashë përgjigjen. Ku qëndron problemi i pyetjes time te Selin?


“Selin është vetëm për skandale seksuale”/ Deklaratat e Rogertit, i kthehet ashpër Monika: Do të prisja gjuhën nëse…

Pjesë nga diskutimi:

Arbër Hajdari: Problemi nuk është te fjala seks, por me sa veta njëkohësisht ke bërë seks. Nuk është më një pyetje, por përmban aludime që rëndojnë moralin e saj.

Rogert: Por ndoshta e ka bërë, ku di unë gjë. Kam të drejtë ta provokoj. Unë, si Rogert, nuk e shoh si problem. Në Shqipëri mund të ketë vajza që shkojnë me meshkuj njëkohësisht.

Arbër: Mos tento të më intimidosh. Kemi një Rogert që del në dhomën e rrëfimit dhe thotë: “Unë di shumë gjëra, po nuk i ndaj dot”. Paske informacione dhe i bën pyetje për të cenuar figurën e saj.

Selin: Do mbash përgjegjësi kur cenon dikë në moral.

Ledion: Sa herë ti e provon në lëkurë këtë gjë, vetë reagon ashtu siç reagon Selin.

Rogert: Kjo femër është këtu vetëm për skandale seksuale.

Ledion: Çfarë nënkupton ti me skandale seksuale?

Rogerti: Më ndoqi mua deri në derën e banjës duke më parë. Derisa ula pantallonat. Je mbetje ushqimore trupore e Dubait.

Ledion: Ky debat është aq i nivelit të ulët. Përshkallëzimet e tua janë të hatashme. Ajo që sapo i the Selin është fjali dëftore.

Rogerti: Është një person që nuk ka vlerë si njeri.

Selin: Nuk shokohem më nga fjalët e Rogertit, por më vjen keq që më duhet të ndaj shtëpinë me një njeri të këtij lloji.

Monika: Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.

Rogerti: Hapeni derën. (Largohet.)

Debatet e ashpra në shtëpi, Rogerti lë shtëpinë e “Big Brother VIP”

Ky prime ka nisur me debate të ashpra, ku protagonistë kryesorë ishin Rogerti dhe Selin.

Rogerti ka folur me fjalë të ashpra për vajzat e shtëpisë, teksa sot ai ka dalë nga dera e kuqe, duke ndërprerë rrugëtimin në shtëpi.

Rogerti bëhet pishman, kthehet sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Rogerti ka ndërruar mendje pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ai ka vendosur të rikthehet në shtëpi, pasi u pyet disa herë nga moderatori Ledion Liço.

“Gjërat që ke bërë janë turp”/ Pas vendimit të Rogertit në BBV, Arbër Hajdari: Loja jote deri më tani katastrofë

Pas situatave në shtëpi Rogerti vendosi të largohet, por gjatë përballjes në studio me opinionistët ata treguan mendimet e tyre.

Arbër Hajdari: Gjërat që ke bërë janë turp, të kem edhe 1000 mijë të tjerë përpara si ty të njëjtën gjë do t’i them. Unë kam qejf të dalin nga vota e publikut.

Rogerti: Më preku mo ika, prandaj dola. Mos thoshte dil nga shtëpia.

Monika Kryemadhi: Ju me meshkujt mund ti bëni këto, por unë nuk ti toleroj. I ke mbajtur pishtarin ti Selinës? Ti çfarë si ke thënë aty.

Rogerti: Flasin vetëm për ato familje që kam përmendur unë, po për familjen time ato 12 veta që më përmendin. Po për djalin, po që më kanë thënë babi paaftë, po edhe gruan ma kanë nxjerrë në Pazar, A duhet të prekemi?

Arbër Hajdari: Është po i njëjti Rogert. Po të jam një këshillë, mendo përpara se të flasësh.

Rogerti: Do e marr përsipër.

Arbër Hajdari: Po të nisesh të analizosh lojën tënde deri më tani je katastrofë. E ke 0 empatinë. Nuk të shkon roli i viktimës. Kam përshtypjen që je ti në vendin e parë janë 8 vende bosh, e më pas vijnë të tjerë.



“Koha ime ka mbaruar”/ Alessio kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5

Alesio i ka kërkuar Vëllait të Madh që të ndërpresë në mes rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 5.

“Koha ime ka mbaruar në Big Brother”-u shpreh Alesio, ndërsa rrugëtimi i tij zgjati vetëm 24 ditë.

Ai u shpreh se i mungon shumë jeta jashtë mureve të Big Brother, por më së shumti i mungojnë fëmijët

I pyetur nga Arbër Hajdari se kush e fiton këtë Big Brother, përgjigja e banorit ishte Miri.



“Më preve në besë”/ Kriset miqësia mes Mirit dhe Arditit, banori: Për Selinën të bëra nder…

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.

Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para se të hynin, por u ndje i “prerë në besë” nga Arditi kur ai fliste me Selinën për gruan e tij dhe nuk ia tregoi bisedën.
Nga ana tjetër, Arditi tha se i ka bërë nder që e ka “ndarë” nga Selina.

Pjesë nga diskutimi:

Miri: Jashtë kemi një miqësi dhe kemi folur për BB. Kemi biseduar, por kur erdhi më ka thënë je shumë mirë dhe i fortë, por duhet të ndahesh me Selinën. Unë këtu pres sinjale nga jashtë. Unë u ndava me Selinën, i kam thënë mos u merr me Rogertin se ai luan fort. Ka bërë disa veprime, është penduar dy herë. Ia kam thënë në sy, a po luan kundra meje. Bisedon me Selinën diçka për gruan time dhe nuk vjen të ma thotë. Zgjodhi Selinën kur ne ishim shokë, ishte pabesi për mua. Ose të ma thoshte në sy do bëj lojën time, kështu që i kam prerë marrëdhëniet.

Ardit: Diskutimi nisi që në shpellë, pretendon se i dhashë informacione nga jashtë. Ky më pyeti pse zgjodhe Selinën për imunitet, i thashë se të kam bërë mirë. Ti më ke thënë duhet të merresh me Gimbon. Pabesia është bërë ndaj meje. Kur Rogerti më sulmoi, Miri nuk ndërhyri dhe kjo është pabesia. Ia kam thënë që këtu kam hyrë për veten time. Nuk të kam thënë jashtë që do të mbroj ty.

U votua nga publiku, kush u zgjodh lideri i shtëpisë së Big Brother?

Publiku ka vendosur që lideri i shtëpisë së Big Brother të jetë Stenaldo.

“Ju jam mirënjohës”- ishte mesazhi i Stenaldos për publikun.

Televotimi ishte hapur që prej ditës së shtunë, ndërsa për herë të parë lideri u zgjodh nga pibliku.

Moderatori Ledion Liço tha se për liderin do të ketë një avantazh, të cilin nuk e zbuloi.

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në Big Brother

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës.

Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa & Stenaldo dhe Egi & Greta, të cilët morën shumë më pak vota gjatë një sondazhi të publikuar në faqen zyrtare në Instagram të Big Brother-it.

Seli tha se i mungonte propozimi, ndërsa Gimbo nuk vonoi dhe i “propozoi” live.

Kështu që këtë javë në Big Brother do të ndjekim një dasmë mes Gimbos dhe Selinës.


Gjashtë banorë në televotim, njëri prej tyre largohet të shtunën nga Big Brother

Në fund të spektaklit të kësaj nate, banorët nominuan njëri-tjetrin me dy emra dhe dy arsye.

Pesë banorët më të nominuar, të cilët shkojnë automatikisht në televotim u votuan : Juela, Artani, Arditi, Mali dhe Miri. Në televotim të përhershëm është Rogerti.

Si lider i shtëpisë, Stenaldos iu dha mundësia të bënte një ndërrim dhe ai vendosi të nxirrte Malin dhe në vend të tij, të çonte në televotim Mateon.

Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht garën ditën e shtunë.