
Selena Gomez dhe Benny Blanco kanë tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë për një moment të pazakontë që ka bërë xhiron e internetit.
Gjithçka nisi pasi këmbët e producentit u bënë virale në rrjet, duke nxitur komente dhe batuta nga ndjekësit. I ftuar në “Jimmy Kimmel Live!”, Benny Blanco reagoi me humor, duke u mbrojtur dhe duke thënë se ka “këmbë të shkëlqyera”, pavarësisht komenteve.
Por surpriza erdhi gjatë xhirimeve të emisionit Friends Keep Secrets, ku Selena Gomez i dha një puthje gishtave të këmbës së partnerit të saj — të cilat, sipas raportimeve, ishin sërish të pista. Momentin e komentoi edhe vetë Blanco, i cili u shpreh: “Më bëri të ndihesha mirë.”
Kur u pyet nëse i pëlqeu, ai reagoi duke thënë: “Mos e bëni kaq të madhe! Më pëlqeu. Më bëri të ndihesha mirë.”
Çifti, i cili shpesh ndan momente spontane me publikun, duket se nuk shqetësohet nga komentet, duke e marrë situatën me sportivitet dhe humor. Ndërkohë, fansat vijojnë të ndahen mes atyre që e konsiderojnë momentin të ëmbël dhe atyre që e quajnë… të çuditshëm.
