Reklama virale e Digitalb për gushtin e 2025 duket se nuk ka qenë aq origjinale sa mund të duket në fillim. Me një analizë më të vëmendshme, skenat e saj duken shumë të ngjashme me ato të videoklipit të këngëtarëve italianë Marco Mengoni & Sayf, Rkomi.
Detajet janë pothuajse identike: skena me rërë nuk është një plazh real, por e krijuar brenda një studio xhirimi


modeli i makinës edhe pse në një ngjyrë të ndryshme, e kuqja në promo simbolizon ngjyrat e markës së Digitalb,


fëmijët që luajnë në rërë, të moshuarit që luajnë domino dhe të rinjtë që shijojnë rrezet e diellit janë elementë të ripërsëritur.








Në videoklipin origjinal, fokusi është tek këngëtarët, të shfaqur me profesione dhe pamje të ndryshme, ndërsa në promovimin e Digitalb, vëmendja është e përqendruar tek Ledioni, me një skenë që e portretizon atë si vrojtues plazhi.
Pavarësisht imitimit të skenave, reklama ka sjellë një ndjesi verore dhe nostalgjike që duket se ka prekur audiencën, duke treguar se edhe ide të njohura mund të interpretohen në mënyra të ndryshme për të krijuar një efekt vizual tërheqës.
