KreuCelebrity

Gjesti reagon për dasmën e Selin dhe Gimbos, ka këtë mesazh per mikun e tij

Dasma e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Gimbo dhe Selin tërhoqi vëmendjen e të gjithë banorëve brenda shtëpisë, por edhe të publikut dhe personazheve të njohur jashtë saj. Ceremonia simbolike u shoqërua me atmosferë festive, humor dhe emocione, ndonëse kishte dhe nga ata që e kundërshtuan si Rogerti dhe Juela, por sërish u bënë pjesë e festës.

Sigurisht, reagimet nuk munguan as nga jashtë shtëpisë. Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i mikut të ngushtë të Dj-it, këngëtarit dhe fituesit të edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Gjesti. Ai vendosi të reagojë në rrjetet sociale duke shprehur mbështetjen e tij për mikun.

Përmes një komenti në Instagram, Gjesti e përgëzoi Gimbo-n për “martesën” brenda shtëpisë dhe premtoi se festa e vërtetë do të bëhet pasi ai të përfundojë eksperiencën në reality show.

“Urime, urimee, kur del jashtë e kallim qysh duhet dasmën, puqi”, shkroi këngëtari, duke lënë të kuptohet se një festë e madhe e pret mikun e tij sapo të dalë nga shtëpia.

Ky koment u prit me humor dhe entuziazëm nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët vazhdojnë të komentojnë momentet më pikante të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Ndërkohë, publiku mbetet kurioz të shohë se si do të vazhdojë rrugëtimi i Gimbo-s dhe Selin brenda shtëpisë dhe nëse kjo “martesë” do të sjellë dinamika të reja në lojë.