KreuCelebrity

Fjolla Morina surprizon me pamjen e re: Transformimi i fundit i lë të gjithë pa fjalë

Fjolla Morina surprizon me pamjen e re: Transformimi i fundit i lë të
Këngëtarja Fjolla Morina ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një ndryshim të madh në pamjen e saj. Artistja ka vendosur të ndryshojë plotësisht stilin e flokëve, duke u shfaqur ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Në fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale, Fjolla ka hequr dorë nga modeli i flokëve të shkurtër dhe të zinj që e karakterizonte prej kohësh. Në vend të tyre, ajo është shfaqur me flokë shumë të gjatë dhe bionde, një transformim që e bën të duket pothuajse si një person tjetër.

Si edhe herë të tjera, këngëtarja ka zgjedhur të bashkëpunojë me stilistin e njohur të flokëve, Kaci Lleshi, të cilit i ka besuar realizimin e këtij ndryshimi drastik në look-un e saj. Rezultati duket se ka marrë shumë reagime nga fansat, të cilët kanë mbetur të surprizuar nga pamja e re e artistes.

Fjolla vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj dhe eksperimente të ndryshme me stilin, modën dhe trendet e bukurisë.