Gazetarja e mirënjohur, Rudina Xhunga, ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, me një bisedë lidhur me rolin e grave në shoqëri dhe datat e rëndësishme 7-8 mars.
Përgjatë bisedës me të ftuarat e tjera, në një moment gazetarja Xhunga kërkoi leje për t’u larguar nga studio pasi nuk ndihej mirë.
Ajo u ndihmua menjëherë nga drejtuesja e emisionit dhe nga mjekja e pranishme, Edlira Rehovica.
Sakaq, gazetarja nuk u kthye më në studio, por është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vendosi të bëjë një konsultë mjekësore.
Ajo ka reaguar me anë të një postimi në Instagram tek sqaron se gjendja shëndetësore e Xhungës është stabilizuar dhe se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Jeni shumë që na keni shkruar për shëndetin e drejtueses së DritareTV, Rudina Xhunga pasi gjatë intervistës live në emisionin Rudina në TV Klan, nuk u ndje mirë.
Duam t’ju themi të gjithëve se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin është e qetë dhe nën kujdesin e mjekëve! Faleminderit te gjitheve“.
