KreuCelebrity

Einxhel Shkira flet hapur për raportin me Argjirën dhe Gracianon dhe çfarë ka ndodhur mes tyre!

Einxhel Shkira flet hapur për raportin me Argjirën dhe Gracianon dhe

Moderatorja Einxhel Shkira ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Mirmbrëma Yje”, së bashku me partnerin e saj, DJ Dagz. Gjatë intervistës me Arbana Osmanin, ajo foli hapur për disa nga thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi në portale, veçanërisht për raportin me Argjirën dhe Gracianon, me të cilët dikur kishte një miqësi shumë të afërt.

E pyetur për lajmet që qarkullojnë në rrjet dhe për faktin se thuhet se i ka hequr nga Instagrami, Einxhel vendosi të japë një përgjigje të sinqertë, duke treguar se marrëdhëniet mes njerëzve ndonjëherë ndryshojnë me kalimin e kohës, ndonëse e cilëson një veprim të bërë në gjaknxehtësi e sipër.

“Me thënë të drejtën, Arbana, disa gjëra janë shumë të bukura për aq sa zgjasin. Nuk është se miqësitë mbarojnë, thjesht ndonjëherë ndodh që njerëzit nuk janë gjithmonë aty për mua dhe pranë meje kur kam nevojë. Unë theva këmbën, dolën lajmet sikur jam në aksident tragjik, sikur mund të vdes. Ndoshta njerëzit nuk e kanë ditur që është thjesht një thyerje këmbe, por lajmet dolën si diçka më e madhe,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se zhgënjimi shpesh vjen pikërisht nga njerëzit që i do më shumë dhe nga të cilët pret mbështetje në momentet më të vështira.

“Kur i do shumë dhe pret shumë nga njerëzit, ndodh që edhe zhgënjehesh. Ndoshta është një veprim që unë e kam bërë në nxehje e sipër, por nuk do doja të shtiresha tek njerëzit sikur çdo gjë është mirë, kur brenda meje diçka thyhet,” tha ajo.

Megjithëse nuk hyri në detaje të tjera për raportin aktual me Argjirën dhe Gracianon, deklarata e saj la të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre kanë kaluar një periudhë të vështirë.