KreuCelebrity

Një pasdite e veçantë me gra të suksshme teksa shijojmë "Shijet Tona"

Një nga eventet më të bukura të kësaj jave u organizua për të festuar gratë dhe vajzat e suksesshme, jo vetëm në fushën e mësuesisë, por edhe në shumë profesione të tjera. Ishte një mbrëmje që vlerësoi rolin e tyre si profesioniste, por edhe si amvise dhe zonja të përkushtuara të shtëpisë.

Në ambientet e Educational Center, një nga qendrat më inovative dhe inspiruese të Tiranës, pjesëmarrësit patën mundësinë të lexonin nga afër librin “Shijet Tona”, dhe të ndanin një bisedë të këndshme me autoren e tij Ilda Lumani, teksa shijuan dhe ushqimet e shijshme dhe tradicionale që ky libër sjell në vemendje.


Atmosfera ishte e ngrohtë dhe mikpritëse, ndërsa aroma e gatimeve tradicionale përzihej me diskutime të këndshme dhe histori personale që lidhen me kuzhinën shqiptare.

Bashkëpunimi mes gazetares Lumani dhe drejtueses së qendrës, Brunalida Muçollari, e bëri pasditen e të mërkurës të veçantë për të ftuarat, të cilat ishin jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja, një fakt që i bëri bashkë të gjithë duke qenë se libri vjen edhe në anglisht duke sjellë traditat tona të pasura dhe recetat e trashëguara brez pas brezi për një publik më të gjerë jashtë kufijve.

Gjatë fjalës së saj, Ilda Lumani theksoi me emocion:

“Qëllimi i këtij libri është trashëgimia. Dua që recetat të mos humbasin, të gatuhet dhe të trashëgohet tek familja dhe fëmijët. Shpresoj që ato të njihen edhe nga turistët e huaj që na vizitojnë dhe të shijohen po aq sa nga ne.”

Nga ana e saj, Brunalida Muçollari përshkroi eventin si “një kënaqësi shumë të madhe dhe diçka krejtësisht ndryshe”, duke e vlerësuar promovimin e librit si një mënyrë të veçantë për të njohur dhe përhapur trashëgiminë kulturore dhe kulinare shqiptare.

Libri “Shijet Tona” është më shumë se një përmbledhje recetash është një thesar i çmuar i kuzhinës shqiptare dhe një dhuratë perfekte për vajzat, gratë dhe nënat këtë Mars. Ai ofron mundësinë për të rikthyer në tryezat tona shijen autentike të traditave, duke i shpërndarë gëzimin e gatimit dhe dashurinë për ushqimin tek të gjithë brezat.

Tani, ky libër mund të gjendet edhe në Educational Center dhe në libraritë e Tiranës, për këtë Mars vjen dhe me 20% ulje!