serenay sar?kaya

Tronditet showbizi turk, urdhër-arrest për Serenay Sarıkaya dhe emra të tjerë të njohur - Celebrity
KreuCelebrity

Tronditet showbizi turk, urdhër-arrest për Serenay Sarıkaya dhe emra të tjerë të njohur

Tronditet showbizi turk, urdhër-arrest për Serenay Sarıkaya dhe emra
Një operacion i madh anti-drogë i zhvilluar në Stamboll ka vënë në qendër të vëmendjes disa prej figurave më të njohura të showbiz-it turk. Kryeprokuroria Publike e Bakırköy-it ka lëshuar urdhër-arreste për 25 persona, mes tyre aktorë dhe këngëtarë të famshëm si Serenay Sarıkaya, Mabel Matiz dhe Berkay Şahin.

Sipas mediave turke, aktorja Serenay Sarıkaya nuk është ndaluar nga autoritetet pasi ndodhej jashtë Turqisë në momentin kur u finalizua operacioni policor. Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mediat rozë, ndërsa vetë aktorja ka reaguar publikisht për herë të parë.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Sarıkaya bëri të ditur se kishte qenë në një udhëtim të planifikuar më herët dhe se do të rikthehet në Turqi për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

“E mora vesh lajmin gjatë kohës që ndodhesha jashtë vendit. Do të rikthehem sa më shpejt dhe do të bashkëpunoj me autoritetet, ashtu si çdo qytetar tjetër,” është shprehur ajo, duke siguruar ndjekësit se gjendja e saj është e mirë.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Bakırköy-it lidhet me një rrjet të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Autoritetet kanë zbuluar, sipas raportimeve, linja të trafikut të kokainës përmes rrugëve detare, si dhe ambiente të dyshuara për prodhimin e drogës në disa zona të Stambollit.

Në kuadër të operacionit janë urdhëruar kontrolle banesash, marrje dëshmish dhe ekzaminime të ndryshme për personat nën hetim, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përdorimin apo lehtësimin e qarkullimit të substancave narkotike.