KreuCelebrity

A po mendojnë Taylor Swift dhe Travis Kelce për një kontratë paramartesore? Detajet që po komentohen në media

A po mendojnë Taylor Swift dhe Travis Kelce për një kontratë
Marrëdhënia mes Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se po shkon drejt një tjetër etape serioze, ndërsa në mediat ndërkombëtare kanë nisur spekulimet për planet e tyre të mundshme të martesës dhe një kontratë paramartesore.

Sipas raportimeve të fundit, diferenca e madhe në pasuritë e çiftit ka sjellë diskutime rreth mbrojtjes financiare para një ceremonie eventuale martesore. Pasuria e këngëtares amerikane vlerësohet rreth 2 miliardë dollarë, ndërsa ajo e yllit të NFL-së llogaritet mes 50 dhe 90 milionë dollarëve.

Burime të huaja shkruajnë se një rol të rëndësishëm mund të ketë edhe shteti ku do të firmosej apo regjistrohej marrëveshja, pasi ligjet ndryshojnë nga njëri shtet amerikan tek tjetri. Emrat që përmenden më shpesh janë New York, Kansas, Kalifornia, Tennessee, Missouri dhe Rhode Island — vende me të cilat çifti ka lidhje personale apo profesionale.

Ekspertë juridikë kanë theksuar se Kansas konsiderohet më fleksibël për marrëveshjet paramartesore, ndërsa në New York procedurat ligjore janë më strikte dhe analizohen më hollësisht nga gjykatat.

Në të njëjtën kohë, po qarkullojnë zëra se Travis Kelce mund t’i ketë propozuar Taylor-it në privatësi gjatë vitit të kaluar. Madje, disa media raportojnë edhe për planet e tyre luksoze të muajit të mjaltit, me destinacione që përfshijnë Italinë, Francën, Parisin, Bahamas dhe Kroacinë.

Pavarësisht interesit të madh publik, çifti nuk ka reaguar ende për të konfirmuar apo mohuar raportimet mbi një martesë të afërt.