
4 Qershor, Pista e Atletikës
Tirana po bëhet gati për një nga netët më të mëdha të muzikës elektronike. Më 4 qershor, një prej emrave më të rëndësishëm në skenën globale, Black Coffee, vjen në Tiranë për një nate që pritet të shënojë një nga momentet më të rëndësishme të vitit për muzikën dhe jetën e natës në rajon.
Edhe këtë herë, SONO hap sezonin duke vazhduar traditën e sjelljes së artistëve më të kërkuar të momentit në botë. Njësoj si vitin e kaluar, SONO rikthehet me një standard të lartë, duke konfirmuar pozicionin e tyre si organizatorët më të rëndësishëm të eventeve në Kosovë dhe Shqipëri. Me një vizion të qartë për të sjellë prodhime të nivelit ndërkombëtar, SONO po ndërton vazhdimisht një kulturë të re të eventeve në rajon, ku muzika, produksioni dhe publiku bashkohen në një eksperiencë të vetme.
Black Coffee ka ndërtuar një karrierë që e ka çuar nga skenat e Afrikës së Jugut drejt festivaleve dhe arenave më prestigjioze në botë. Nga Ibiza te Coachella, nga Madison Square Garden te rezidencat më ekskluzive ndërkombëtare, emri i tij është bërë sinonim i një eksperience muzikore që shkon përtej DJ set-it tradicional.
Tashmë është radha e Tiranës. I gjithë rajoni po e pret këtë datë, dhe pritet një pjesëmarrje masive, duke e kthyer këtë natë në një nga momentet më të rëndësishme të sezonit veror në Tiranë.
Më 4 qershor, Pista e Atletikës do të shndërrohet në qendrën e një eksperience që sjell mijëra njerëz së bashku nën të njëjtin ritëm, të njëjtën energji dhe të njëjtën atmosferë.
4 Qershor 2026
Black Coffee
Pista e Atletikes, Tiranë
Biletat janë në shitje: https://www.sono.international
Instagram:https://www.instagram.com/sono.international?igsh=bjFhZjcwNnR5Ym12
