KreuCelebrity

Për herë të parë, vajza e Moza Ahmetit reagon për herë të parë: Mami meriton qiellin me drona

Ecuria e shkrimtares dhe artistes së njohur Mimoza Ahmeti brenda "Ferma VIP" ka qenë një nga temat më të diskutuara që prej hyrjes së saj në reality show, ku nuk kanë munguar as komentet apo gjykimet mbi sjelljen e saj përpara kamerave. Mirëpo, një reagim i sinqertë dhe tejet emocional nga vajza e saj ka ndryshuar tërësisht narrativën në rrjet, duke përlotur ndjekësit.

Në një koment të gjatë në rrrjetet sociale, Luka ka mbështuar dhe ka mbrojtur të ëmën sqaruar për të gjithë një herë e mirë karakterin dhe percitimin që publiku ka krijuar në raport me atë që është në të vërtetë poetja.Duke rrëfyer anën e panjohur të Mozës, atë të një nëne të dedikuar që ka sfiduar çdo vështirësi për hir të familjes.

"Për të gjithë kuriozët, Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë," shkruan ajo, duke zbuluar se pavarësisht periudhave të vështira ekonomike, vajzave të saj nuk u ka munguar kurrë asgjë.

Më tej, ajo ka prekur një pikë mjaft sensitive që lidhet me jetën private të artistes, duke treguar se pas dështimit të martesës, Moza zgjodhi të qëndronte plot dy dekada e vetme, vetëm për t'u përkushtuar maksimalisht ndaj dy vajzave të saj.

Në mbyllje të reagimit, vajza e shkrimtares ka dhënë edhe një mesazh të qartë për të gjithë ata që e gjykojnë dinamikën e saj brenda formatit televiziv. Ajo thekson se publiku duhet të bëjë dallimin mes spektaklit dhe realitetit, pasi jashtë kamerave, vlerat e së ëmës janë të palëkundura: "Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta. E bën kastile që të shkoj ta takoj, sepse i ka marrë malli dhe nuk u takuam dot vjet, pasi nuk arrita dot të shkëputem nga puna kur ajo ishte me pushime nga universiteti. Për të gjithë ata që mendojnë se Mimo e ka mendjen te çunat, duhet të kuptoni që ajo po bën show dhe nuk është fare karakter i përdalë; përkundrazi, ajo vlerëson martesën dhe familjen mbi çdo gjë.

Për herë të parë, vajza e Moza Ahmetit reagon për