KreuCelebrity

OpenAI fiton betejën ligjore ndaj Elon Musk, gjykata rrëzon padinë e miliarderit

OpenAI fiton betejën ligjore ndaj Elon Musk, gjykata rrëzon
Elon Musk ka pësuar humbje në përballjen gjyqësore me OpenAI dhe drejtuesin e saj Sam Altman, pasi një juri në Kaliforni vendosi në favor të kompanisë së inteligjencës artificiale.

Sipas mediave ndërkombëtare, gjykata arriti në përfundimin se padia e ngritur nga Musk ishte paraqitur jashtë afateve të lejuara ligjore, çka bëri që pretendimet e tij të mos pranoheshin.

Themeluesi i Tesla dhe X kishte akuzuar OpenAI se kishte devijuar nga qëllimi fillestar jofitimprurës, duke u fokusuar te fitimet dhe bashkëpunimi me Microsoft. Ai pretendonte se ideja dhe vizioni fillestar i projektit ishin përdorur për interesa komerciale.

Megjithatë, juria vlerësoi se pretendimet lidhen me zhvillime që datojnë vite më parë, kryesisht para vitit 2021, dhe për këtë arsye çështja nuk mund të trajtohej më juridikisht.

Ky vendim shihet si një sukses i rëndësishëm për OpenAI, veçanërisht në një periudhë kur kompania po diskuton zgjerimin e saj dhe mundësinë e daljes në bursë përmes një IPO-je.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Musk kanë paralajmëruar se do të kërkojnë apelim të vendimit.