KreuCelebrity

Blerando i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me Lena Krasniqin

Blerando i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me Lena
Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, ka mbyllur kapitullin e beqarisë duke u martuar me partneren e tij, sipërmarrësen Lena Krasniqi.

Ceremonia është mbajtur në një ambient të qetë dhe privat, larg vëmendjes së mediave dhe publikut, duke reflektuar dëshirën e çiftit për diskrecion në këtë moment të rëndësishëm.

Sipas burimeve pranë tyre, celebrimi është bërë në Komunën e Prishtinës dhe është drejtuar nga kryetari Përparim Rama.

Blerando i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me Lena
“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës”, kanë konfirmuar persona të afërt me çiftin.

Edhe pse lidhja e tyre ka qenë e përfolur prej kohësh në rrjet, dyshja ka zgjedhur ta mbajë kryesisht larg syrit publik.

Megjithatë, Blerando e ka lënë të kuptohet lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë një foto me partneren e tij nga Toskana, Itali.