KreuCelebrity

Can Yaman: Babai im më tregonte si jetonte si shqiptar/ Aktori nderohet në Sicili me “Hora Skanderbeg”

Can Yaman: Babai im më tregonte si jetonte si shqiptar/ Aktori nderohet

Aktori i njohur ndërkombëtar Can Yaman ishte një nga emrat më të komentuar të fundjavës në Sicili, ku u prit me entuziazëm të madh nga publiku gjatë festivalit “Cannolo Fest”, të zhvilluar në Piana degli Albanesi, e njohur ndryshe si Hora e Arbëreshëvet.

Ylli i serialit të shumëpritur “Sandokan” mori pjesë si i ftuar special në eventin që feston kulturën dhe traditat arbëreshe, duke mbledhur qindra fansa dhe qytetarë që mbushën sheshin për ta parë nga afër.

Gjatë mbrëmjes, Can Yaman u vlerësua me çmimin “Premio Hora Skanderbeg”, një mirënjohje simbolike për lidhjen dhe kontributin e tij ndaj kulturës shqiptare.

Momenti më prekës i mbrëmjes erdhi gjatë një bisede në skenë, kur aktori foli për raportin e tij me origjinën shqiptare dhe kujtimet që i ka përcjellë i ati.

“Babai im ka qenë gjithmonë idhulli im… ai më tregonte për fëmijërinë e tij që e jetonte si shqiptar, me shumë liri, duke luajtur dhe duke u rritur mes shoqërisë”, u shpreh Yaman mes emocionesh.

Deklarata e aktorit u prit me duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm, duke kthyer momentin në një nga më emocionuesit e festivalit dhe duke riafirmuar lidhjen e fortë të Can Yaman me rrënjët dhe kulturën shqiptare.