KreuCelebrity

Finalja e Eurovisionit: Alis rikthehet në skenë sonte me “Nan”, zbulohet radha e performancës

Finalja e Eurovisionit: Alis rikthehet në skenë sonte me

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Eurovision-it, ku Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari nga Shkodra, Alis, me këngën “Nan”. Pas një performance të suksesshme në gjysmëfinale, ai pritet të ngjitet sërish në skenë për të përfaqësuar vendin me një interpretim që ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Alis do të rikthehet në skenë me të njëjtën këngë, e cila është vlerësuar për emocionin dhe mesazhin e saj të fortë kushtuar figurës së nënës. Performanca e tij në gjysmëfinale u veçua për energjinë dhe konceptin artistik, duke përfshirë edhe një element simbolik me pjesëmarrjen e aktores Rajmonda Bulku.

Sipas renditjes së finales, artisti shqiptar do të performojë i pesti në radhë, një pozicion që shpesh konsiderohet i rëndësishëm në garë. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të mund ta votojnë me kodin 05.

Sytë e publikut shqiptar janë sonte drejt Vjenës, ku Alis synon të sjellë një tjetër moment të fortë skenik dhe të rrisë shpresat për një rezultat sa më të mirë për Shqipërinë.