
Hollywood-i po zien nga zërat për një raport të afërt mes Tom Cruise dhe Pamela Anderson.
Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë se dy aktorët janë parë në disa takime larg vëmendjes së publikut, çka ka ngritur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, burime pranë botës së showbiz-it flasin për një kimi të dukshme dhe marrëdhënie që po forcohet.
Pamela Anderson, e cila kohët e fundit ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektet e saj dhe stilin e ri të jetës, duket se po shijon një kapitull të ri edhe në aspektin personal.
Në anën tjetër, Tom Cruise vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar të Hollywood-it, ndërsa çdo lëvizje e tij tërheq menjëherë interesin e mediave.
Edhe pse deri tani nuk ka foto apo konfirmime zyrtare, fansat dhe portalet rozë kanë nisur ta konsiderojnë këtë si një nga romancat më të papritura të vitit.
