KreuCelebrity

Martohet vajza e Iliri Shaqirit, shakaja që “i ngriu gjakun” balerinit, takon vajzën dhe dhëndrin

Martohet vajza e Iliri Shaqirit, shakaja që “i ngriu gjakun”

Ilir Shaqiri, prej dy muajsh pjesë e spektaklit Ferma VIP, ka treguar vazhdimisht mallin dhe dashurinë e madhe që ndjen për familjen e tij, veçanërisht për vajzën, Emily.

Gjatë një momenti emocional në fermë, një shaka e Agait e vendosi balerinin përballë disa lajmeve të rreme me tituj tronditës. Në to pretendohej se vajza e tij ishte martuar pa praninë e të atit.

Edhe pse Iliri u shpreh i bindur se Emily nuk do të merrte kurrë një vendim të tillë pa të, emocionet e forta e prekën thellë. Duart nisën t’i dridheshin, ndërsa sytë iu mbushën me lot për disa minuta.

Menjëherë pas zbulimit se gjithçka ishte vetëm një shaka, Iliri mori surprizën më të bukur: një takim emocionues me vajzën e tij Emily dhe partnerin e saj.

Mes përqafimeve dhe lotëve të gëzimit, dy të rinjtë ndanë edhe një lajm të veçantë me të. Ata i treguan se kanë nisur të studiojnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe, një gjest që emocionoi edhe më shumë balerinin e njohur.