
Këngëtarja italiane Elodie duket se ka vendosur të mos e mbajë më private lidhjen e saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.
Në një postim të fundit nga pushimet në Japoni, artistja ka ndarë një seri fotosh ku bie në sy një moment intim mes saj dhe Françeskës, ku të dyja shfaqen duke u puthur dhe përqafuar, duke lënë pak vend për dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Edhe pse prej kohësh në rrjetet sociale qarkullonin aludime dhe pamje të dyshes bashkë, kjo është hera e parë që Elodie publikon vetë një moment kaq të hapur dhe personal, duke e interpretuar si një konfirmim të qartë të lidhjes së tyre.
Gjatë muajve të fundit, dyshja ka ndarë shpesh udhëtime dhe momente të përbashkëta, nga Venecia në Ibiza, ndërsa pushimet në Japoni duket se kanë qenë ndër më të veçantat për to, të mbushura me eksperienca kulturore dhe vizita në vende historike.
Lidhja e tyre ka nisur në botën e skenës, pasi Françeska Nuredini, 24 vjeçe, është pjesë e trupës së baletit të Elodie-s dhe e ka shoqëruar atë në turnetë e fundit muzikore, duke e kthyer bashkëpunimin profesional në një histori dashurie që tani është bërë publike.
