KreuCelebrity

Lirohet nga paraburgimi Buta, procedura ndaj reperit vazhdon në liri

Lirohet nga paraburgimi Buta, procedura ndaj reperit vazhdon në liri
Reperi i njohur kosovar Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzi, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të fundit të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Artisti ishte ndaluar muajin e kaluar, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh lidhur me dyshimet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Rasti lidhet me një incident të ndodhur më 13 prill në parkingun e një lokali, ku një debat mes disa personave eskaloi në përleshje fizike. Sipas materialeve të hetimit, gjatë konfliktit Buta dyshohet se është sulmuar nga një person me inicialet E.H., i cili raportohet se ka përdorur një mjet të mprehtë.

Si pasojë, reperi ka marrë plagë në dorë dhe dëmtime të tjera trupore, të konfirmuara edhe në raportet mjekësore.

Mbrojtja e tij po udhëhiqet nga avokati Naim Ferati, i cili ka arritur që klienti i tij të lirohet dhe procedura të vazhdojë në gjendje të lirë.

Autoritetet kompetente ndërkohë po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në incident.