KreuCelebrity

Kim Kardashian flet për rutinën ekstreme të kujdesit: “Jam lodhur nga gjithë këto suplemente”

Kim Kardashian flet për rutinën ekstreme të kujdesit: “Jam
Kim Kardashian ka surprizuar ndjekësit pasi zbuloi detaje nga rutina e saj intensive e kujdesit për shëndetin dhe pamjen fizike.

Sipërmarrësja dhe ylli i reality show-ve tregoi se konsumon rreth 35 suplemente çdo ditë, mes vitaminave, mineraleve dhe produkteve të ndryshme për mirëqenie dhe energji.

Megjithatë, Kim pranoi se kjo rutinë e ngarkuar ka nisur ta lodhë jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.

“Ndihem e lodhur nga gjithë këto ilaçe dhe suplemente,” u shpreh ajo gjatë një interviste, duke treguar se përpjekja për të ruajtur balancën dhe formën perfekte nuk është gjithmonë e lehtë.

Sipas Kardashian, suplementet janë pjesë e përditshmërisë së saj për të mbajtur energjinë, kujdesur për lëkurën dhe për të përballuar ritmin intensiv të jetës. Por ajo shtoi se ndonjëherë rutina bëhet e tepërt dhe e vështirë për t’u menaxhuar.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë njerëz kanë diskutuar për presionin që personazhet e njohur ndjejnë për të ruajtur një imazh perfekt dhe standardet e larta të bukurisë.