KreuCelebrity

Kylie Minogue zbulon arsyen pse fshehu rikthimin e kancerit

Kylie Minogue zbulon arsyen pse fshehu rikthimin e kancerit
Kylie Minogue ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj në dokumentarin e ri të Netflix, “Kylie”, ku për herë të parë rrëfen se përse vendosi të mos e bëjë publike diagnozën e saj të dytë me kancer.

Ylli australian, tashmë 57 vjeç, kujton se si përjetoi vëmendjen e madhe mediatike kur u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, duke thënë se në atë kohë ndihej sikur kishte humbur kontrollin mbi jetën dhe trupin e saj.

Kur sëmundja iu rikthye në fillim të vitit 2021, këngëtarja mori një vendim krejt ndryshe: ta përballonte betejën larg syrit të publikut.

Në dokumentar, Kylie pranon se emocionalisht ishte shumë e lodhur dhe nuk ndihej gati të ndante gjithçka me botën. Sipas saj, heshtja ishte mënyra e vetme për të ruajtur qetësinë në atë periudhë delikate.

Artistja tregoi se kishte menduar disa herë ta zbulonte të vërtetën, sidomos gjatë rikthimit të saj të bujshëm në muzikë me hitin “Padam Padam” në vitin 2023, por çdo herë tërhiqej dhe zgjidhte të mos fliste.

Ajo theksoi se muzika u kthye në strehën e saj më të madhe gjatë kësaj kohe, ndërsa kënga “Story”, pjesë e albumit “Tension”, ishte një mënyrë simbolike për të reflektuar emocionet dhe përjetimet që po kalonte.

Dokumentari “Kylie”, i cili sjell momente personale dhe të pathëna nga jeta e artistes, publikohet në Netflix më 20 maj.