KreuCelebrity

Fadil Berisha dhe Martha Stewart në set! Miqësia 30-vjeçare e fotografit me sipërmarrësen ikonike amerikane

Fadil Berisha dhe Martha Stewart në set! Miqësia 30-vjeçare e

Fotografi i njohur shqiptar me karrierë ndërkombëtare, Fadil Berisha, ka ndarë së fundmi në Instagram një moment nga prapaskenat e një seti fotografik, ku shfaqet edhe ikonë amerikane e stilit dhe biznesit, Martha Stewart.

Në foto shihet një grup i madh bashkëpunëtorësh dhe miqsh mes tyre edhe Stewart. Ky moment konsiderohet si dëshmi e një bashkëpunimi të vazhdueshëm dhe një miqësie të gjatë që, sipas rrethit të afërt të artistit, shtrihet për më shumë se tre dekada.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography)

Fadil Berisha, i njohur për punën e tij me figura të rëndësishme të modës dhe kulturës ndërkombëtare, ka ndërtuar ndër vite një rrjet të gjerë bashkëpunimesh në SHBA dhe më gjerë. Mes tyre është edhe Martha Stewart, një nga figurat më ikonike të sipërmarrjes, televizionit dhe lifestyle-it amerikan. Dyshja ka bashkëpunuar shpesh në kopertina revistash globale, intervista dhe evente të ndryshme.

Berisha mbetet një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm në fotografinë botërore, duke e lidhur karrierën e tij me projekte prestigjioze dhe figura të njohura ndërkombëtare.