KreuCelebrity

"Unë 20 dhe ai 30" Ish-banorja e Big Brother zbulon diferencën e moshës që ka pasur me partnerin

"Unë 20 dhe ai 30" Ish-banorja e Big Brother zbulon

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina Kurila, ka folur në emisionin “Trotuar” në “E Diell”, ku ka rrëfyer një histori nga jeta e saj personale për një lidhje të mëparshme me një partner 10 vite më të madh.

Gjatë intervistës, ajo theksoi se në atë periudhë ka qenë shumë e re dhe se ndjesia e sigurisë ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjen e saj:

“Arsyeja pse e kam zgjedhur unë atë person ka qenë pikërisht siguria që ai më jepte, qoftë emocionalisht, qoftë nga ana psikologjike. Ndihesha shumë e sigurt”, u shpreh ajo.

E pyetur për diferencën e moshës, Stelina sqaroi edhe moshat në atë lidhje:

“20 dhe ai 30”, tha ajo, duke konfirmuar se mes tyre kishte një diferencë prej 10 vitesh.

Në studio, moderatorja Nevina Shtylla e pyeti gjithashtu për arsyet e ndarjes, ndërsa Stelina shpjegoi se me kalimin e kohës u shfaqën mospërputhje në mendime:

“Diferenca e moshës sepse mendimet e mia në atë kohë me të tijat, e kuptova që nuk shkonin”, tha ajo.

Gjatë bisedës ndërhyri edhe gazetari Blendi Mane, i cili solli në vëmendje edhe aspektin financiar të marrëdhënies. Në përgjigje, Stelina pranoi se edhe siguria ekonomike ka qenë një faktor i rëndësishëm:

“Patjetër dhe financiare, atëherë nuk kam qenë në të njëjtin stad që jam tani. Por pak më përpara të thashë që siguria ekonomike është shumë e rëndësishme”.