KreuCelebrity

Arbër Hajdari: “E kam gjetur më mirë veten me Ledionin”

Arbër Hajdari: “E kam gjetur më mirë veten me
Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka ndarë mendimet e tij për marrëdhëniet profesionale gjatë një episodi të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane.

Ai tregoi se, pas eksperiencave me dy moderatorët e BBV, Ledion Liço dhe Arbana Osmani, ndihet më i lidhur dhe më komod me Ledionin.

Pjesë nga biseda e tij në podcast:

“Unë kam kaluar goxha kohë me të dy prej tyre, sigurisht që mendoj që janë të dy profesionistë. Por unë e kam gjetur më mirë veten me Ledionin. Unë me Ledionin kemi arritur në një nivel komunikimi që nuk flasim fare, gjatë gjithë kohës komunikojmë vetëm me sy.”

“Ledioni më pëlqen sepse është një njeri që të dëgjon mendimin, e respekton mendimin pavarësisht se mund të jetë kundër tij dhe është shumë i edukuar edhe kur ka dëshirë të të kundërshtojë mendimin.”

Arbëri theksoi se komunikimi dhe respekti janë kyç për bashkëpunime të suksesshme dhe se besimi dhe mirëkuptimi bëjnë diferencën në marrëdhëniet profesionale.

Deklarata e tij ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ku disa e kanë interpretuar si një thumb për ish-moderatoren Arbana Osmani.