KreuCelebrity

Vazhdojnë përplasjet mes Selinës dhe Rogertit, banori: Të gënjyen sytë dje, ti do Mirin, jo Gimbon

Vazhdojnë përplasjet mes Selinës dhe Rogertit, banori: Të
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” duket se nuk kanë të ndalur. Selin dhe Rogerti janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme, pas përplasjeve që nisën që mbrëmjen e kaluar gjatë ceremonisë së dasmës simbolike mes Selinës dhe Gimbos.

Gjatë diskutimit, Rogerti hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Selinës, duke pretenduar se ajo nuk ka ndjenja për Gimbon dhe se në të vërtetë mendjen e ka te Miri. Sipas tij, kjo u kuptua qartë nga mënyra si ajo u soll gjatë mbrëmjes së djeshme.

Banori e ironizoi Selinën duke e quajtur “aktore”, ndërsa shtoi se në vend që të ishte pranë “bashkëshortit” të saj në dasmën simbolike, ajo qëndronte larg tij.

Nga ana tjetër, Selin nuk i kurseu kundërpërgjigjet, duke e quajtur Rogertin “injorant” dhe “ordiner”, madje duke shtuar se ai “i përket rrugës”.

Në debat u përfshi edhe Miri, i cili ndërhyri me ironi duke i kërkuar Rogertit t’i përgatiste një kafe. Rogerti iu përgjigj po me ironi, duke e quajtur atë “kapo”.

Debati mes banorëve vijoi me tone të larta dhe akuza të ndërsjella, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar brenda shtëpisë së famshme.