
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alessio Alia, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. I ftuar në Goca dhe Gra, ai ka komentuar disa nga situatat dhe marrëdhëniet që u krijuan gjatë qëndrimit të tij në lojë, duke ndalur veçanërisht te raporti me Brikena Xhomaqi.
Gjatë intervistës, Alessio u ndal edhe te aludimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për një simpati të mundshme të tij ndaj Brikenës. Ish-banori e mohoi kategorikisht këtë gjë, duke theksuar se nuk ka pasur kurrë ndjenja apo interes për të dhe se perceptimi i publikut është krijuar nga dinamika e shtëpisë.
“Unë s’kam pasur asnjëherë simpati për të. Ajo është më e mira aty që luan rolin e viktimës,” u shpreh ai.
Sipas Alessios, gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur të vëzhgojë me kujdes karakteret e banorëve dhe mënyrën se si ata luajnë lojën. Ai theksoi se sjellja e Brikenës i është dukur më shumë si një strategji sesa si një reagim i sinqertë emocional.“Ajo është tamam një aktore viktimë, që mundohet të tregojë se është person i mirë, por të tjerët e kanë fajin dhe ajo s’ka asnjë faj,” deklaroi ish-banori.
Në vijim, ai komentoi edhe raportin mes Brikenës dhe Mateo brenda shtëpisë, duke lënë të kuptohet se dyshja duket se kuptohen mirë në lojë, por ndjenjat mes tyre mund të mos jenë në të njëjtin nivel.
“Më duket që Mateo është pak më i përfshirë se ajo,” tha Alessio, duke nënkuptuar se nga ana e Brikenës raporti mund të jetë më i menduar dhe më strategjik.
