KreuCelebrity

Debat i ashpër në Big Brother VIP Albania, Selin përplaset me Rogertin dhe përlotet: “Mos më prek”

Debat i ashpër në Big Brother VIP Albania, Selin përplaset me
Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin dhe Rogerti janë përfshirë në një debat të fortë që përfundoi me lot nga ana e banores.

Përplasja mes tyre nisi pasi Rogerti i drejtoi Selinit disa akuza, duke i thënë se “ka rënë brenda me Mirin”. Situata u përshkallëzua edhe më shumë në momentin kur ai i preku këmbën, veprim që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të banores.

Selin iu kthye me tone të ashpra, duke i kërkuar disa herë të mos e prekte dhe duke e ofenduar atë gjatë debatit. Tensioni mes tyre vazhdoi për disa minuta, ndërsa banorja u shfaq shumë e revoltuar.

Në kulmin e përplasjes, Selin u largua nga situata e përlotur. Ndërkohë, banorët e tjerë ndërhynë duke iu drejtuar Rogertit dhe duke i kërkuar që të mos e prekte më me dorë.

Pas incidentit, atmosfera në shtëpi mbeti e tensionuar, ndërsa reagimet e banorëve të tjerë nuk munguan.