
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në ditëlindjen e saj të 30-të.
Artistja publikoi një video në TikTok, ku reflektonte mbi jetën dhe arritjet e saj në këtë moment të rëndësishëm.
Në klip, ajo ndau disa detaje personale, duke përmendur se ka arritur në moshën 30-vjeçare si beqare dhe e virgjër, një deklaratë që ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve.
“Sapo mbusha 30 vjeçe, që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për tre dekada. Por kam gjithashtu punën e ëndrrave të mia, një familje mbështetëse, miq të mirë dhe qetësi mendore. Madje këtë vit do të publikoj edhe albumin tim të parë”, shprehet këngëtarja në video.
Postimi i saj u përhap shpejt në rrjet, duke gjeneruar reagime të shumta dhe debate mes përdoruesve të platformës.
