KreuCelebrity

Dakota Johnson pozon pa komplekse për Calvin Klein: Fotosesion sensual për fushatën e re

Dakota Johnson pozon pa komplekse për Calvin Klein: Fotosesion sensual
Aktorja Dakota Johnson ka realizuar një fotosesion provokues për fushatën më të re të markës së njohur të modës Calvin Klein, duke u shfaqur me një stil sensual dhe minimalist në disa prej imazheve të publikuara.

Në fotografitë e para të fushatës, aktorja pozon topless në disa poza artistike, duke mbuluar pjesë të trupit në mënyra të ndryshme. Në disa prej imazheve ajo shfaqet e veshur vetëm me xhinse me bel të lartë, ndërsa në të tjera thekson linjat e trupit me veshje të brendshme të markës.

Dakota Johnson pozon pa komplekse për Calvin Klein: Fotosesion sensual
Në një nga fotografitë më të komentuarat, Johnson shfaqet me xhinse dhe pa bluzë, ndërsa në një tjetër mban reçipeta të Calvin Klein dhe mbulon pjesërisht trupin me një libër, duke krijuar një atmosferë elegante dhe sensuale.

Duke folur për këtë bashkëpunim në një intervistë për ELLE, aktorja u shpreh se kjo fushatë reflekton shumë mirë fazën ku ndodhet aktualisht në jetën e saj.

Dakota Johnson pozon pa komplekse për Calvin Klein: Fotosesion sensual
“Bashkëpunimi me Calvin në këtë moment të jetës sime ndihet shumë i natyrshëm. Jam në një fazë ku ndihem e qetë dhe e përqendruar me identitetin tim si grua”, u shpreh ajo.

Aktorja shtoi se kalon shumë kohë në shtëpi dhe ndihet më rehat se kurrë me trupin e saj. Sipas saj, atmosfera e relaksuar dhe sensuale e kësaj fushate përfaqëson pikërisht këtë ndjesi.

Dakota Johnson pozon pa komplekse për Calvin Klein: Fotosesion sensual
Johnson foli gjithashtu për mënyrën se si e percepton sensualitetin me kalimin e viteve, duke theksuar se veshja më seksi është ajo që të bën të ndihesh mirë me veten.

“Seksi është ajo që të bën të ndihesh mirë në trupin tënd. Kur ndihesh rehat me atë që vesh, ndryshon energjia dhe mënyra si paraqitesh. Ndonjëherë një T-shirt i madh dhe i vjetër mund të jetë gjëja më seksi në botë, ndërsa të brendshmet me dantellë mund të mos të bëjnë të ndihesh mirë. Gjithçka varet nga ndjesia që të jep”, u shpreh Dakota Johnson.

Dakota Johnson pozon pa komplekse për Calvin Klein: Fotosesion sensual