KreuCelebrity

Pamjet e Xhensilës dhe Ledrit duke u puthur, vjen reagimi i Bes Kallakut

Pamjet e Xhensilës dhe Ledrit duke u puthur, vjen reagimi i Bes Kallakut

Videoja e fundit ku shfaqen së bashku Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndezur menjëherë diskutime dhe komente të shumta mes fansave. Pamjet, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në platforma të ndryshme, duket se konfirmojnë zërat dhe thashethemet që prej kohësh qarkullonin për një lidhje të mundshme mes dy artistëve. 

Mes gjithë kësaj buje në rrjet, nuk ka munguar edhe një reagim tjetër.  Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, ish-bashkëshorti i këngëtares, ka bërë një postim në rrjetet sociale që shumëkush e ka lidhur menjëherë me situatën.

Ai ka publikuar një foto të tijën ku shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa krahas saj ka shkruar në anglisht: “The reason behind this smile” (Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit. Disa e kanë parë si një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me lajmet që po qarkullojnë për Ledri Vulën dhe Xhensila Myrtezajn, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë thjesht një rastësi dhe nuk lidhet domosdoshmërisht me situatën e krijuar.

Megjithatë, nuk kanë munguar edhe komentet që sugjerojnë se reagimi i Bes Kallakut mund të ketë qenë i mbushur me ironi, duke lënë të nënkuptohet se ai ka dashur të japë një mesazh të tërthortë për zhvillimet e fundit që kanë pushtuar rrjetin.