KreuCelebrity

Dy lajme të bukura në familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy lajme të bukura në familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në
Familja e Megi Pojani ka dyfish arsye për festë. Dy motrat e saj, Ina Pojani dhe Marsi Pojani, janë në pritje të ëmbël dhe lajmin e bukur e kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Fotot e publikuara nga Megi në Instagram tregojnë momentet plot gëzim të motrave, me barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshje të lumtura, duke emocionuar ndjekësit e saj.

Në postimin e saj, Megi e ndau lajmin me humor dhe dashuri:

“Poopita dhe Urina janë në pritje të bebit Appleinas ????????. Unë jam teze Strawberrita ????✨”, shkroi ajo, duke treguar entuziazmin për rolin e ri si teze.

Urimet nga fansat dhe miqtë nuk kanë munguar. Kujtojmë se Ina Pojani ishte e para që zbuloi shtatzëninë e saj, përmes një videoje të publikuar në Instagram më 29 tetor 2025. Pak kohë më parë, në fillim të tetorit, ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në një ceremoni private, larg vëmendjes së mediave.

Ndërkohë, shtatzënia e Marsi Pojani erdhi si një surprizë për ndjekësit. Deri tani, identiteti i partnerit të saj nuk është bërë publik, por pas këtij lajmi të bukur, kurioziteti i publikut pritet të jetë edhe më i madh për të mësuar më shumë detaje.