KreuCelebrity

“Pse vazhdove me akuza pasi të thashë ‘jo’?”/ Debat i fortë mes Selinit dhe Mirit

“Pse vazhdove me akuza pasi të thashë ‘jo’?”/
Marrëdhënia mes Selin dhe Miri duket se është përkeqësuar ndjeshëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Dy banorët, që dikur kishin një raport miqësor, tashmë janë përfshirë në debate të forta.

Së fundmi, ata vendosën të sqarojnë përplasjet e tyre duke rikthyer në vëmendje një pyetje që i kishin bërë njëri-tjetrit gjatë Prime-it: nëse kishin apo jo ndjenja për njëri-tjetrin.

Selin e pyeti drejtpërdrejt Mirin pse vazhdoi të përmendte këtë temë edhe pasi ajo i kishte dhënë një përgjigje të qartë. Nga ana tjetër, Miri u mbrojt duke thënë se nuk kishte bërë akuza, por vetëm një pyetje që mendonte se ia detyronte vetes, familjes dhe publikut.

Gjatë debatit, Selin këmbënguli se ai kishte lënë të kuptohej se ajo mund të kishte ndjenja për të, edhe pse ajo e kishte mohuar. Ajo theksoi se instinkti i saj nuk e kishte bërë kurrë të mendonte se Miri kishte ndjenja ndaj saj.

“Instinkti im femëror nuk gabon. Unë e kam thënë që Miri nuk ka ndjenja për mua dhe nuk më ka ngacmuar kurrë në atë mënyrë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Miri tha se nuk e kishte besuar kurrë këtë ide, por kishte ndjerë nevojën të kërkonte një sqarim përballë saj për shkak të diskutimeve që po qarkullonin në shtëpi.

“Kam dëgjuar disa persona që e përmendnin këtë gjë. Nuk e besoja, por e ndjeva se duhej të të pyesja drejtpërdrejt, për veten time, familjen dhe publikun”, tha ai.

Debati mes tyre vazhdoi edhe më tej, me Selinin që e akuzoi se kishte lejuar banorët e tjerë ta përhapnin këtë ide, ndërsa Miri këmbënguli se pas përgjigjes së saj nuk e kishte ngritur më vetë këtë temë.

Përplasja mes dy banorëve është vetëm një nga tensionet e fundit që po shoqërojnë dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.