KreuCelebrity

“Po vjen historia e Fifit”/ Këngëtarja njofton koncertin e saj të parë në Pallatin e Kongreseve

“Po vjen historia e Fifit”/ Këngëtarja njofton koncertin e
Një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, Fifi, ka njoftuar një lajm fantastik për fansat e saj: koncertin e saj të parë, i cili do të zhvillohet më 25 Prill në Pallati i Kongreseve.

Përmes një video-mesazhi emocional të ndarë në rrjetet sociale, Fifi tregoi përkushtimin dhe punën e palodhur që ka bërë për këtë projekt. Ajo zbuloi se bashkë me ekipin e saj kanë punuar intensivisht për të kujdesur çdo detaj, në mënyrë që nata të jetë një eksperiencë magjike për të gjithë të pranishmit.

Artistja premton një performancë të jashtëzakonshme, duke sjellë një rrugëtim intim përmes muzikës dhe emocioneve të saj. Ajo e përshkroi koncertin si një dhuratë të veçantë për adhuruesit që e kanë mbështetur gjatë viteve:

“Fifi po vjen me historinë e vet, me muzikën, ndjenjën, zemrën… Kjo është dhurata ime për ju që e doni muzikën time,” tha ajo.

Ky event pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të pranverës në Tiranë, duke mbledhur fansa të shumtë për të përjetuar muzikën e Fifit live. Biletat do të dalin në shitje së shpejti, duke paralajmëruar një natë të paharrueshme për publikun.