
Përplasjet mes Selinit dhe Mirit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë ndër temat më të nxehta të këtij edicioni, sidomos pas prishjes së aleancës së tyre. Tensionet u rikthyen sërish gjatë Prime-t të fundit, ku të dy banorët shkëmbyen akuza të forta në studio.
Selin deklaroi se Miri i kishte konfirmuar Rogertit se mes tyre kanë ndodhur prekje në shtrat, duke shtuar se ai ka tentuar të largojë vëmendjen nga situata e krijuar me “Kutinë e Pandorës”.
“Po të mos ishte për opinionin e Arbërit para disa Prime-sh, kur kam përballë një person që dua t’ia nxjerr fytyrën, e sulmoj dhe nuk e lë të qetë. Në sytë e mi, Miri është një personazh që nuk dua ta shoh më. Ai donte t’i hiqte vëmendjen Kutisë së Pandorës. Unë mora përgjigjen që nuk e kisha marrë kurrë më parë, për prekjet që Miri ia kishte konfirmuar Rogertit,” u shpreh Selin.
Nga ana tjetër, Miri mohoi kategorikisht akuzat, duke e quajtur deklaratën e saj gënjeshtër dhe duke e akuzuar për manipulim.
“Ja ku është një tjetër gënjeshtër, sepse je manipuluese,” tha ai, ndërsa sqaroi edhe një deklaratë të tij të mëparshme: “Kam thënë që ose do të dalim të dy mirë, ose do të dalim të dy keq.”
Debati u përfshi edhe nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili theksoi se situata po shtyhej gjithnjë e më tej, duke u fokusuar në atë që pretendohet se ka ndodhur poshtë krevatit.
Ndërkohë, Rogerti ndërhyri në diskutim duke shpjeguar edhe përdorimin e disa shprehjeve që kanë qarkulluar në shtëpi, duke thënë se termin “palim” e kishte dëgjuar nga Gimbo dhe se në interpretimin e tij kishte të bënte me një lojë në krevat mes banorëve.
Selin reagoi menjëherë duke i quajtur deklaratat e tyre gënjeshtra dhe duke kërkuar shpjegime për disa nga fjalët që sipas saj janë përdorur për të krijuar insinuata.
Nga ana tjetër, Miri këmbënguli se nuk ka kërkuar kurrë konflikt me të, duke shtuar se e vetmja arsye pse e kishte përballur Selinin ishte për të kërkuar një sqarim për një situatë të caktuar.
Përplasja mes tyre duket se është larg përfundimit dhe pritet të mbetet një nga historitë më të diskutuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
