KreuCelebrity

Fansat nuk e falin Timothée Chalamet! Komenti që i kushtoi 100 mijë ndjekës dhe rrezikon Oscarin

Fansat nuk e falin Timothée Chalamet! Komenti që i kushtoi 100

Prej dy ditësh tashmë rrjeti po zien nga deklarata e fundit e aktorit amerikan Timothée Chalamet.

Një deklaratë që në dukje u tha në një moment bisede miqësore dhe që për të u duk komplet pa ndonjë rëndësi të madhe ose pa idenë se do të merrte përmasat që mori.

Komentet dolën nga një bisedë mes Chalamet dhe Matthew McConaughey gjatë një aktiviteti në University of Texas në muajin shkurt, ku të dy diskutonin për të ardhmen e kinemasë dhe përpjekjet për të ruajtur sallat e filmave.

Gjatë diskutimit, Chalamet e krahasoi kinemanë me disa forma tradicionale arti, duke thënë: “Nuk dua të punoj në balet apo opera, apo në gjëra ku thonë ‘Mbajeni gjallë këtë gjë edhe pse askujt nuk i intereson më’.” Ai shtoi gjithashtu se kishte “gjithë respektin për njerëzit e baletit dhe operës”.

Kaq ka mjaftuar që aktori 30-vjeçar të përballet me kritika nga artistë dhe institucione të artit skenik pasi deklaroi se baleti dhe opera janë forma arti për të cilat publiku nuk interesohet më.

Deklarata u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime nga komuniteti artistik. Mezzo-sopranoja kanadeze Deepa Johnny e quajti komentin një “qëndrim zhgënjyes”, duke theksuar se artistët duhet të mbështesin njëri-tjetrin pavarësisht disiplinës.

Edhe aktorja e njohur Jamie Lee Curtis reagoi në rrjetet sociale, duke pyetur: “Pse artistët duhet të godasin forma të tjera arti?”

Nga komuniteti i baletit reagoi edhe koreografi Martin Chaix, i cili theksoi se baleti mbetet një formë arti e gjallë dhe se performancat live vazhdojnë të krijojnë një lidhje të fortë me publikun.

Institucione të ndryshme artistike shfrytëzuan rastin për të mbrojtur popullaritetin e artit klasik. English National Ballet njoftoi se produksionet e tij kanë tërhequr mbi 200 mijë spektatorë dhe miliona shikime në përmbajtjen dixhitale.

Ndërkohë, Seattle Opera reagoi me humor, duke promovuar një shfaqje të operës Carmen me një ulje të përkohshme të çmimit të biletave, të lidhur me komentet e aktorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SEATTLE OPERA (@seattleopera)

Debati arriti edhe në televizion. Në emisionin The View, moderatorja Whoopi Goldberg paralajmëroi se nënvlerësimi i formave të tjera të artit mund të largojë publikun dhe kolegët artistë. 

Por kjo gjë nuk ndaloi vetëm tek kritikat, një deklaratë e tillë i kushtoi  Timothée Chalamet edhe humbje të mbi 1 milion ndjekës në Instagram, ndërkohë që gjithashtu na ndajnë vetëm pak ditë nga çmimet Oscar, ku Chalamet shihej si favoriti kryesor për Aktorin më të mirë, por e gjitha kjo ndryshoi pas deklaratës së famshme. 

Njërëzit dhe fansat e aktorit janë të zhgënjyer me deklaratën duke mos e konsideruar të denjë për çmimin, madje duke e quajtur në terma të ndryshëm nga një "djalë i ri budalla" deri te një "Kardashian i fshehur". Por, a mund ta ketë nxjerrë kjo nga gara?⁣ Na ngelet të presim deri më mbrëmjen e 16 marsit për të parë se kush do e rrembejë çmimin, por deri atëhere Timothée duhet të bëjë më kujdes me deklaratat në vijim.