KreuCelebrity

Dy banorë të BBVIP Albania përmendin fituesin e BBVIP Kosova, lindin dyshime për informacion nga jashtë

Dy banorë të BBVIP Albania përmendin fituesin e BBVIP Kosova,

Një situatë e pazakontë është vënë re së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku dy banorë duket se kanë zbuluar një informacion që teorikisht nuk duhet ta dinin gjatë izolimit në reality show.

Gjatë një bisede mes Brikenës dhe Shëndritit, u la të kuptohet se ata janë në dijeni për fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Të dy përmendën emrin e Londrim Mekajt si fitues të këtij formati.

Modelja nga Kosova u shpreh e lumtur për rezultatin, duke thënë se ishte gëzuar shumë kur kishte dëgjuar lajmin për fitoren e tij. Ndërkohë, Shëndriti reagoi me entuziazëm dhe i dërgoi një mesazh urimi publik, duke thënë se fitorja ishte e merituar dhe se e përgëzon me gjithë zemër.

“Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar,” është shprehur modelja, duke iu referuar fitores së Londrimit.

Nga ana tjetër, Shëndriti reagoi me entuziazëm: “Hej e pabesueshme a, shumë e pabesueshme. Nëse je duke na parë, urime, e ke merituar. Të uroj me gjithë zemër Londraaa.”

Ky moment ka ngritur pikëpyetje te publiku, pasi banorët e Big Brother zakonisht qëndrojnë të izoluar dhe nuk kanë akses në informacione nga jashtë. Për këtë arsye, disa kanë dyshuar se lajmi mund t’u jetë bërë i ditur nga vetë produksioni.