KreuCelebrity

Ellie Goulding bëhet nënë për herë të dytë, mirëpret një vajzë

Ellie Goulding bëhet nënë për herë të dytë,
Këngëtarja e njohur britanike Ellie Goulding është bërë nënë për herë të dytë. Artistja ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se më 6 mars ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.

“Ditën e premte solla në jetë një vajzë të bukur dhe të shëndetshme. Jemi totalisht të dashuruar me të,” ka shkruar Goulding në një Instagram Story, ku ndau edhe një pamje të vogëlushes së saj.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se për të ishte shumë domethënëse që Ditën Ndërkombëtare të Gruas e kaloi me vajzën e porsalindur dhe me ekipin e mjekeve në spitalin St Mary’s Hospital në Londër, të cilat, sipas saj, i ofruan një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë lindjes.

Vajza është fëmija i parë i artistes me partnerin e saj aktual, Beau Minniear. Goulding publikoi edhe një foto të një torte festimi ku shkruhej “Welcome baby sister”, duke konfirmuar kështu ardhjen në jetë të anëtares më të re të familjes.

Artistja 39-vjeçare është gjithashtu nënë e një djali, Arthur, nga martesa e saj e mëparshme me Caspar Jopling. Dyshja u martuan në vitin 2019 dhe u bënë prindër për herë të parë rreth dy vite më vonë. Ata njoftuan ndarjen në vitin 2024, duke theksuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në mënyrë miqësore për rritjen e djalit të tyre.

Ellie Goulding e bëri publike lidhjen me Beau Minniear në vitin 2025, ndërsa shtatzëninë e zbuloi në dhjetor të po atij viti gjatë eventit “The Fashion Awards 2025”.