Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, nuk po ndalet pas spektaklit! Influencuesja e re tashmë ka vendosur tarifa që duket se bëjnë të gjithë të flasin. Sipas disa burimeve 19-vjeçarja kërkon 7.500 euro për një video promocionale në Instagram dhe 14.000 euro për dy!
Materialet e saj nuk qëndrojnë përgjithmonë ato fshihen pas vetëm 3 muajsh, duke e bërë çdo postim një “ar” të vërtetë të rrjetit social.
Popullariteti i Elijonës ka qenë i lartë që nga koha e saj në Big Brother VIP Kosova, ku spikati me komunikimin e saj të drejtpërdrejtë dhe qëndrimin e sigurt, pavarësisht moshës së vogël. Në finale ajo u rendit e dyta, ndërsa Londrim Mekaj mori kurorën e fituesit.
Me këto shifra, duket se Elijona po shndërrohet në influencuesen më të kërkuar të momentit në Kosovë, duke fituar jo vetëm fansa, por edhe buxhete rekord për çdo postim.
