KreuCelebrity

"Sulltan Sulejman" dhe "Sulltanesha Hyrrem" bashkohen pas 15 vjetësh ne një film!

Pas 15 vjetësh që nga bashkëpunimi i tyre në serialin legjendar turk i cili i bëri të famshëm Sulejmani i Madhërishëm, aktorët kryesorë Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli do të rikthehen sërish së bashku, këtë herë për një projekt filmik.

Të dy emrat, të cilët janë bërë të dashur nga publiku në mbarë botën falë rolit të tyre në një prej serialeve më të suksesshme televizive turke të të gjitha kohërave, kanë marrë prej vitesh oferta për të punuar sërish bashkë. Së fundmi, Emre Oskay, drejtuesi i Sky Films, i ka bashkuar përsëri për këtë projekt ambicioz.

Filmi i titulluar “Spring in Imroz” (Pranverë në Imroz) do të drejtohet nga regjisor i njohur Özcan Alper, i vlerësuar për filmat e tij të suksesshëm si Lovers’ Festival, Early Winter, Dark Night dhe Autumn.

Filmi "Pranvera në Imroz" përqendrohet në historinë e dy jetëve të ndryshme që kryqëzohen në ishull dhe takimin e tyre në mundësinë e një pranvere të dytë, duke kërkuar një përgjigje për pyetjen: "A është e mundur dashuria përsëri në pranverën e Imrozit?" 

Aktualisht xhirimet e filmit pritet të nisin së shpejti, ndërsa ende nuk është zbuluar në cilën platformë digjitale në Turqi do të shfaqet premierë.