KreuCelebrity

Debat i fortë në BBV 5: Greta përplaset me Brikenën dhe Mateon, hedh dyshime për marrëdhënien e tyre

Debat i fortë në BBV 5: Greta përplaset me Brikenën dhe
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duket se janë rritur ndjeshëm pas Prime-it të fundit, duke sjellë përplasje të reja mes banorëve dhe krisje të aleancave që deri tani dukeshin të forta.

Një ditë pas spektaklit, Greta është përfshirë në një debat të ashpër me Brikenën dhe Mateon. Edhe pse më parë ishte parë shumë e afërt me Brikenën, ajo nuk i kurseu kritikat ndaj saj gjatë diskutimit.

Greta i përmendi Brikenës deklaratat e saj për raportin me Mateon, duke theksuar se fillimisht ishte thënë se kishin folur vetëm për disa muaj, ndërsa më pas dolën detaje që sipas saj tregonin një lidhje më të gjatë mes tyre.

“Ti the që me Mateon keni folur disa muaj, por më pas doli që jeni puthur dhe që keni qenë bashkë për një vit. Prandaj kujdes me ato që thua, sepse edhe për ty janë ngritur shumë hipoteza”, iu drejtua Greta Brikenës gjatë debatit.

Më vonë, në një bisedë me Edisën dhe Juelën, Greta ngriti edhe dyshime të tjera për marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos. Ajo tha se nëse ata nuk kanë pasur një lidhje të mirëfilltë jashtë shtëpisë, atëherë sipas saj mund të kenë pasur një raport të tipit “miq me benefite”.

Banorja shtoi gjithashtu se ndihet shpesh në qendër të aludimeve dhe paralajmëroi se nëse do të vazhdojë kjo situatë, edhe ajo do të nisë të flasë më hapur për të tjerët.

Ndërkohë, në ditët e fundit është vënë re edhe një krisje në marrëdhënien mes dy grupeve Selin–Gimbo dhe Brikena–Mateo. Situata është tensionuar edhe më shumë pas vendimit të Mirit si lider i shtëpisë për nominimin, ku njëri nga katër banorët rrezikon të largohet nga gara.