KreuCelebrity

A ka nisur një romancë e re? Egli Tako përflitet për lidhje me ish-banorin e Big Brother VIP

A ka nisur një romancë e re? Egli Tako përflitet për lidhje
Egli Tako vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe në rrjetet sociale. Edhe pse ajo ka mohuar disa herë se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes së shumëpërfolur nga këngëtari Gjesti, fansat duket se nuk ndalojnë së analizuar çdo detaj nga postimet e saj.

Së fundmi, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë spekulime për një romancë të mundshme mes Eglit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Redon Beranit. Dyshimet janë ngritur nga ndjekësit pasi kanë vënë re disa elemente të përbashkëta në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendje është një makinë luksoze. Redon Berani ka publikuar një foto pranë një fuoristrade të zezë Mercedes G-Class, ndërsa në disa postime të tjera edhe Egli Tako është parë pranë një automjeti të ngjashëm.

Madje, një foto e Eglit ku ajo shfaqet e ulur brenda një makine është interpretuar nga fansat si një tjetër “shenjë” që mund të lidhë dy ish-banorët e BBVA.

Megjithatë, deri më tani as Egli dhe as Redoni nuk kanë reaguar ndaj këtyre aludimeve, duke i lënë të gjitha në nivel spekulimesh nga ndjekësit.

Kujtojmë se gjatë ditëve të para në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako dhe Redon Berani krijuan një raport të afërt dhe miqësor. Rrugëtimi i tyre në shtëpi u ndërpre shpejt pasi Redoni vendosi të largohej nga formati për shkak të presionit të përjetuar. Vetëm pas daljes së tij nga shtëpia, Egli nisi lidhjen e saj me Gjestin, e cila më pas përfundoi.