KreuCelebrity

Shefi i kuzhinës me origjinë shqiptare René Rexhepi largohet nga Noma pas akuzave për abuziv fizik dhe psikologjik!

Shefi i kuzhinës me origjinë shqiptare René Rexhepi largohet

Shefi i njohur danez me origjinë shqiptare René Rexhepi, bashkëthemelues i restorantit të famshëm Noma, ka njoftuar se do të tërhiqet nga drejtimi i restorantit pas akuzave për abuzim fizik dhe psikologjik ndaj punonjësve.

Vendimi vjen pasi një investigim ku The New York Times publikoi dëshmi të dhjetëra ish-punonjësve, të cilët përshkruajnë një kulturë pune të ashpër në kuzhinë gjatë viteve të kaluara. Sipas raportit, disa prej tyre pretendojnë se shefi i kuzhinës kishte përdorur forma ndëshkimi fizike, përfshirë goditje, shtyrje dhe poshtërim publik, si dhe presion psikologjik që la pasoja afatgjata te stafi.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Redzepi pranoi se sjelljet e tij në të kaluarën kishin qenë të dëmshme për disa nga njerëzit me të cilët kishte punuar.

“Një falje nuk është e mjaftueshme. Marr përgjegjësi për veprimet e mia,” shkroi ai, duke shtuar se pas më shumë se dy dekadash drejtimi të restorantit, është koha që drejtues të tjerë të marrin rolin kryesor.

Restoranti konfirmoi se Rexhepi do të tërhiqet menjëherë nga operacionet e përditshme, ndërsa ekipi aktual i drejtimit do të vazhdojë menaxhimin e tij. Në një video emocionale drejtuar stafit, shefi u tha punonjësve se “tani ju jeni ata që po drejtoni shfaqjen”.

Shefi i njohur me origjinë shqiptare gjithashtu dha dorëheqjen nga bordi i organizatës së industrisë ushqimore MAD, të cilën e themeloi në vitin 2011.

Skandali ka sjellë edhe pasoja në industrinë e mikpritjes. Disa partnerë biznesi, përfshirë American Express, kanë ndërprerë bashkëpunimin me projektet e lidhura me Noma para një pop-up të planifikuar në Los Angeles.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rene Redzepi (@reneredzepinoma)

Megjithatë, pavarësisht polemikave, rezidenca katërmujore e Noma në Los Angeles, ku një biletë për darkë arrin deri në 1,500 dollarë, u shit plotësisht brenda vetëm tre minutash një tregues i ndikimit global që restoranti vazhdon të ketë në botën e gastronomisë.

Restoranti Noma, i themeluar në vitin 2003 në Copenhagen, ka fituar tre yje Michelin dhe është renditur disa herë si restoranti më i mirë në botë. Redzepi, i cili vjen nga një familje me rrënjë ballkanike dhe mbiemër me origjinë shqiptare Rexhepi është konsideruar prej vitesh një nga figurat më ndikues në kuzhinën moderne nordike.

Në reagimin e tij të fundit, ai theksoi se restoranti ka bërë ndryshime të rëndësishme në kulturën e punës në vitet e fundit, duke përfshirë praktikantë të paguar, orare më të rregulluara dhe përfitime të zgjeruara për stafin. Megjithatë, ai pranoi se këto reforma nuk mund ta ndryshojnë të kaluarën.