KreuCelebrity

Lufta për klikime! Robert Berisha puth në buzë ish-konkurrenten e Big Brother!

Lufta për klikime! Robert Berisha puth në buzë ish-konkurrenten e

Këngëtari dhe moderatori i njohur Robert Berisha ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas një momenti të papritur gjatë emisionit të tij.

Gjatë një sekuence të publikuar nga programi në rrjetet sociale, Berisha shihet duke interpretuar një këngë shqiptare, ku në vargjet e saj thuhet: “ju afrova afër dhe e putha…” dhe në atë moment ai ka puthur ish-konkurrentet e Big Brother Vip Kosova.

Teksa këndonte, ai i është afruar Vivien Thanos të ftuarës në emision dhe e ka puthur në buzë, duke krijuar një moment që ka habitur jo vetëm të pranishmit në studio, por edhe publikun që e ndoqi më vonë në rrjete sociale.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe kanë ngjallur diskutime të shumta, me shumë ndjekës që e konsideruan skenën të papritur dhe provokuese.

Megjithatë, në epokën e mediave sociale dhe garës për vëmendje dhe klikime momente të tilla duket se po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në ekran, ku surprizat dhe situatat e papritura shpesh përdoren për të tërhequr klikime dhe për të ndezur debat në publik.