KreuCelebrity

"Kanosje dhe dëmtim prone" Çfarë ndodhi me Gjestin, zbulohen detaje të reja nga arrestimi!

"Kanosje dhe dëmtim prone" Çfarë ndodhi me Gjestin,

Këngëtari i njohur Gjesti është bërë kryefjalë e lajmeve që nga pasditja e djeshme për shkak të arrestimit të tij dhe mesa duket historia pas saj nuk është e rastësishme, por ka piknisje nga diçka tjetër.

Zanafilla e arrestimit e cila në fillim u raportua si për “armëmbajtje pa leje”nis nga një përplasje me kompaninë e parë që menaxhonte këngëtarin nga Kosova “Onima” e cila ka shkëputur marrëdhëniet me Gjestin që prej daljes së tij nga shtëpia e Big Brothe, por mesa duket shkëputja nuk ka qenë miqësore, por konfliktuese.

Burime për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se e gjithë situata ka degraduar gjatë ditës së djeshme pas një vizite të artistit në zyrat e kompanisë “Onima” me të cilën ai ka pasur bashkëpunim për shpërndarjen e të drejtave digjitale përpara hyrjes në formatin e famshëm.

Gjesti ka akuzuar vazhdimisht kompaninë në fjalë për “padrejtësi të mëdha” që, sipas tij, e detyruan të ndalonte publikimin e çdo projekti të ri. Ai theksonte se “djersa” dhe puna e tij po mbaheshin peng, duke refuzuar kategorikisht të nxirrte këngë të reja nën atë ombrellë derisa të zgjidheshin konfliktet e mbartura rreth të drejtave autoriale dhe kontrollit të monetizimit të kanaleve të tij. Por kompania gjithmonë ka mohuar këto deklarata të këngëtarit duke u shprehur se detyrimet derivojnë nga kontrata të nënshkuara me vullnet të plotë dhe se “e gjithë zhurma mediatike ishte thjesht një fushatë e orkestruar presioni publik për t’u liruar nga marrëveshja e distribuimit jashtë rrugëve gjyqësore”.

Dhe mesa duket pas takimit dhe këtyre mosmarrëveshjeve mes palëve, ditën e djeshme situata ka arritur të kthehet dhe në përplasje fizike, ku raportohet se ka pasur dhe dëmtim të materialeve të ndryshme të kompanisë, konkretisht kompjutera. Kjo ka detyruar përfaqësuesit e kompanisë të raportojnë ngjarjen për “kanosje” dhe “dëmtim prone”. E gjitha kjo ka sjellë në arrestimin e fituesit të Big Brother I cili është ndaluar nga policia për 48 orë. Na ngelet të presim për detaje në vijim.

 

Tags:

gjesti