KreuCelebrity

Merret vendimi për Gjestin, këngëtari mbetet pas hekurave

Merret vendimi për Gjestin, këngëtari mbetet pas hekurave

Artistit Besart Kelmendi, i njohur me emrin Gjesti, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe pas dëgjimit të palëve të përfshira në çështje.

Sipas informacionit zyrtar, artisti dyshohet për kryerjen e veprave penale të kanosjes, dëmtimit të pasurisë dhe posedimit të paautorizuar të armëve. Gjyqtarja e procedurës paraprake e vlerësoi kërkesën e prokurorisë si të bazuar dhe të arsyeshme, duke vendosur se paraburgimi është masa më e përshtatshme për të garantuar vijimin e hetimeve pa pengesa.

Në arsyetimin e vendimit u theksua se ekzistojnë rreziqe reale për ikje të të pandehurit, mundësi ndikimi mbi dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale. Për këto arsye, gjykata e konsideroi paraburgimin të domosdoshëm në këtë fazë të procedurës.

Megjithatë, mbrojtja ka të drejtë të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tags:

gjesti burg